Ëngjëllushe Olldashi, nëna e dy vëllezëve që u gjetën sot të pajetë në Maliq, thotë se lajmin e kobshëm për humbjen e djemve e mori vesh nga media.
Siç tregon ajo, familja kishte humbur kontaktet me to në orën 22:00 të datës 7 dhjetor, kur telefonat e tyre ishin të fikur.
“Sot do të shkoja të pyesja, më tha burri të pijmë një kafe para kur pashë në lajme që janë gjetur dy vëllezër të vrarë. E kam marrë vesh nga mediat që janë gjetur. Nga policia nuk na kanë thirrur. Për mua ka rëndësi se kush e ka bërë. Çfarë do që të kishin të vinin dhe të më kërkonin se do t’i përgjigjesha, jo të më merrnin jetën e dy trimave. Më mbyllën derën“, ka thënë ajo.
Trupat e pajetë të dy vëllezërve u gjetën të mbuluar me baltë në një kanal në fshatin Zvirinë të bashkisë Maliq, paraditen e 10 dhjetorit 2020.
Sipas asaj që mëson Ora News, bëhet fjalë për shtetasit Andrea dhe Martin Olldashi, 33 dhe 31 vjeç