Publikimi i një lajmi të rremë nga portali informativ “syri.net” dhe gazeta Shekulli në formatin web mbrëmjen e sotme menjëherë pas lëkundjeve të orës 22.10, i cili shprehej se një tërmet i madh do të binte përsëri në 23.30, ka krijuar një panik tepër të madh tek qytetarët e Tiranës dhe Durrësit gjë që e ka detyruar Ministrinë e Mbrojtjes të dali dhe në një deklaratë për shtyp për të qetësuar qytetarët.
Sipas Ministres Xhaçka dhe ekspertëve të gjeoshkencës dhe sizmiologjisë nuk ka asnjë vend për panik sepse është e pamundur për tu parashikuar një ngjarje e tillë.
Lajmi i rremë fillimisht është shpërndarë nga një portal tepër i njohur, ku dhe Kryeministri Rama e ka publikuar duke e cilësuar si “fakenews kriminal”.
Ligji për shpfijen parashikon gjobë dhe 5 vite burg për çdo person që e kryen këtë vepër penale. Ministria Xhaçka gjithashtu ka informuar dhe ka shprehur se të gjtihë autorët do të dënohen me burg./IMA/