A jeni gati? Sezoni i 5-të i “Elite” do të dalë më 8 prill në Netflix dhe do të ketë tetë episode.
Pjesa më e madhe e aktorëve të sezonit të katërt do të rikthehen, por atyre u bashkohen të sapoardhurit Valentina Zenere dhe André Lamoglia. Zenere luan Isadora-n, kurse Lamoglia do të luaj Iván, djalin e yllit më të madh të futbollit në botë.
Bashkë-krijuesi i serialit Carlos Montero premtoi se fansat e “Elite” nuk kanë parë ende asgjë.
“Si krijues dhe si spektator më stimulon, më ngushëllon, më inkurajon”, tha ai në një deklaratë. “Dhe sezoni i pestë ka qenë kaq i mrekullueshëm, kaq i gjallë, saqë e di se do t’i rikthehem më shumë se dy dhe tre herë. Është një ushqim për shqisat.“
Gjithashtu edhe bashkë-krijuesja e serialit “Elite”, Jaime Vaca tha se:
“Sezoni i ri tregon sa i pasur është dhe sa shumë ka ende për të treguar. Në vend që t’i mbarojë avulli, ai hap rrugë të reja dhe histori të reja që janë më interesante, më argëtuese, dhe më emocionuese.“
Nuk kemi mbaruar me lajmet e mira, pasi “Elite” tashmë është rinovuar për një sezon të gjashtë. Po, po e dëgjuat saktë! “Elite” nuk do ta përfundojë rrugëtimin e saj me sezonin e pestë.