Aktori i njohur, Gentian Zenelaj ka lajmëruar pak çaste më parë në rrjetet e tij sociale ndarjen nga jeta të babait të tij, Rexhep Zenelaj.
Në njoftimin e tij, Genti shkruan se i ati fatkeqësisht humbi betejën e vështirë me Covid-19, betejë që e zhvillonte prej kohësh.
“Me hidhërim të thellë njoftoj ndarjen sot nga jeta të babait tim Rexhep Zenelaj pas një beteje të gjatë me Covid-19. Ju falenderoj nga zemra për çdo mendim dhe ngushëllim që kam marrë nga ju”, – shkruan ndër të tjera Zenelaj.
Edhe ne i bashkangjitemi ngushëllimeve Gentit për këtë humbje dhe urojmë që të jetë lajmi i fundit i tillë që marrim.