Një tjetër mjek ka humbur jetën nga koronavirusi në vendin tonë.
Kryetari i Shoqatës së Anestezi-Terapi Intensive, doktor Mihal Kerci, nuk arriti të fitonte betejën me koronavirusin.
Mjeku prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë për shkak të komplikacioneve që i shkaktoi Covid-19. Kerci është mjeku i 25 që ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri.