Ndërron jetë fëmija i parë me COVID-19 në vendin tonë. Viktima është një foshnjë 16-muajshe, me probleme të tjera shëndetësore që pas lindjes.
Mësohet se foshnja, ishte e shtruar dje në Pediatrinë e Infektivit, ndërsa ndodhej në intubim.
Pavarësisht ndihmës mjekësore, fëmija nuk mundi që ta fitonte betejën me COVID-19, duke humbur kështu jetën.