Ju kishte munguar Xhemi Shehu? Me siguri po!
Moderatorja e njohur e Top Channel ishte një nga personazhet më të ndjekur në Instagram dhe kjo jo pa një shkak. Nëse futeshim në postimet e kolegëve të Xhemit do ta na kapte syri menjëherë një koment të saj shpesh herë edhe pikant.
Ama, një ditë të bukur Xhemi “braktisi” Instagramin dhe na la të gjithëve një pyetje në kokë: Pse?
Me të vërtetë nuk e kemi marrë vesh akoma përgjigjen e kësaj pyetjeje, por ama kemi një lajm tjetër të mirë: Lutjet na u dëgjuan! Xhemi u rikthye!
Moderatorja e njohur ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shfaqet e shtrirë pranë një maçoku dhe shkruan: “Natën!”.
Duket se problemet e Xhemit mbaruan dhe tashmë po mbledh energjitë për t’ju rikthyer komenteve ngacmuese (por shumë gazmore) në këtë rrjet sociale. /Blitz.al/