Zlatan Ibrahimoviç humbet Euro 2021. Milan bëri të ditur se mëngjesin e sotëm sulmuesi suedez i është nënshtruar një kontrolli të imtësishëm në gjurin e dëmtuar nga Dr. Volker Musahl, i njëjti që e operoi në Pittsburgh vite më parë kur luante me fanellën e Manchester United. 40-vjeçarit fatmirësisht nuk i duhet të operohet, por duhet gjithsesi të ndjekë një terapi konservative prej 6 javësh, çka do të thotë heqje dorë nga kampionati Europian.
Vetë Ibrahimovic ka njoftuar trajnerin e kombëtares suedeze, Janne Andersson, se nuk mund t’ia dalë të riaftësohet në kohë. Lajmi është konfirmuar edhe nga Federata Suedeze e Futbollit.
Kujtojmë që në mars Ibrahimovic u kthye në kombëtare pas 5 vitesh mungesë, me objektivin për të luajtur në Euro 2021.