Katër të djelat në vijim nuk do jenë njësoj për spektaklin “Portokalli” në “Top Channel”. Njëra nga tre prezantuesit, Eneda Tarifa, do largohet për shkak të angazhimit tjetër që ajo ka ndërmarrë.
Tarifa, përfaqësuese e Shqipërisë në edicionin e 61-të të Eurovizion-it, do jetë në turin që organizohet nëpër Europë ku marrin pjesë të gjithë konkurrentët. I gjithë ky rrugëtim do mbyllet me dy netët gjysmëfinale më 10 dhe 12 maj dhe më pas me natën finale të 14 majit, kur do shpallet dhe shteti fitues. Kënga “Përrallë”, me të cilën këngëtarja fitoi edicionin e 54-t të Festivalit të Këngës në Shqipëri, do të prezantohet natën e dytë gjysmëfinale dhe do të transmetohet si çdo vit nga Televizioni Shqiptar.
Ndërkohë, spektakli i humorit, “Portokalli”, i cili do të prezantohet nga Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi deri në kthimin e Enedës, e mbyll sezonin në maj. Nuk dihet ende nëse Eneda do arrijë të jetë e pranishme.
Marre nga Anabel.al