Të gjithëve na ka rastisur të zgjohemi të paktën një herë me emisionin e mëngjesit në Tv Klan, Aldo Morning Shoë, ku muzika, humori dhe telefonatat në studio na e kanë bërë padyshim mëngjesin më të mirë.
Prej vitesh Aldo është treguar hermatik lidhur me jetën e tij private, e kjo shihet jo vetëm te fakti që mundohet të mos e tregojë fytyrën në ekran, por në media rrallë herë mund të shohim lajme për të.
Suplementi “Bluetooth” ka zbuluar një lajm të gëzueshëm për familjen e moderatorit të njohur…
Aldo është bërë baba për herë të dytë!
Sipas burimeve të suplementit, pas 13 viteve Aldo dhe bashkëshortja e tij, Ketiona kanë sjellë në jetë fëmijën e tyre të dytë, këtë herë një vogëlushe. Tashmë, Martini i vogël do të ketë edhe motër, e kështu panorama e familjes do të ketë një pamje tërësisht ndryshe.
Epo, ne s’na mbetet gjë tjetër veçse t’i urojmë vogëlushes shëndet dhe jetë të bukur! /Blitz.al/