Pas suksesit të jashtëzakonshëm që arriti me filimin “A star is born”, Lady Gaga mesa duket nuk ka ndërmend të tërhiqet më nga kinematografia.
Ishte vetë artistja, ajo që publikoi dje një foto një rrjetet e saj sociale krah aktori Adam Driver duke konfuzuar fansat.
Më vonë u mësua se Gaga, e cila thotë me shumë krenare se është italiane është zgjedhur për të luajtur rolin e një tjetër italianeje shumë të famshme, Patrizia Reggiani, në filmin e ri të Ridley Scott, “House of Gucci”, ndërsa ë rolin e Maurizio-s do të jetë Driver.
Dyshja, aktualisht janë me xhirime në Romë dhe deri tani mësohet se pjesë e kastit do të jenë edhe Jared Leto, Al Pacino dhe Jeremy Irons.