Nata e tretë e “Dance with Me”, ka tashmë mbretërit e saj. Ndonëse kërcyen të fundit, Labi dhe Arilena arritën t’i rrëmbeni Rozës dhe Stines, kupën e thurrur me aq mjeshtëri nga argjendari Pirro.
Numra fantastik koreografik, me klas, sensualitet shoqëruan këtë mbrëmje të edicionit të dytë të “Dance with Me”.
Nuk mungun as batutat dhe humori dhe kjo është mëse e pritshme kur pjesë e kastit janë shumë aktor humori.
Një koreografi speciale ishte ajo që zbukuroi dhe i dha më shumë energji teatrit të vallëzimit. Nën ritmet latine të Ricky Martin, shumë energjike ishte dhe trupa e Albi Nakos ku pjesë e kastit ishte dhe balerini i njohur italian, Simone Pigliacelli.
Kjo patentë e gjigandit ENDEMOL, nën drejtimin e dy producenteve, Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu edhe këtë mbrëmje ia doli, sepse shifrat e larta me mbi 65% të audiencës e dëshmuan më së miri këtë fakt.
Tv Klan