Platforma italiane Tivùsat pasuron programin e saj një kanal të ri tematik. Eshtë fjala për kanalin La7d, rrjeti “rozë”, në pronësi të Cairos Communication. Prezent ne DTT me numrin 29, nga 30 korriku është bërë pjesë e platformës satelitore free të televizionit italian në kanalin 34. Kanali filloi transmetimet pesë vjet më parë me qëllim që të “kënaqur” një publik më të ri dhe femëror në krajhasim me kanalin motër La7. Me kalimin e La7d në transmetim satelitor bëhet e mundur arritja e të gjithë atyre teleshikuesve që ende nuk mbulohen plotësisht nga sinjal dixhital tokësor.
tivùsat është platformë satelitore free-to-air italiane krijuar për marrjen e kanaleve që transmetojnë në dixhital tokësor nëpërmjet sinjalit satelitor në zonat ku nuk arrin sinjali tokësor.
Tivusat është shoqëri aksionere pjese e të cilës janë Rai, Mediaset, Telecom Italia Media, Confindustria Radio TV dhe Aeranti-Corallo.