Pas suksesit të telenovelës “Cielo Rojo”, një prodhim i “Azteca”, në ekranin e “T Plus” në platformën dixhitale “DigitAlb” do të startoj një tjetër sukses i garantuar nga përtej oqeanit, në vendet latine. Bëhet fjalë për telenovelën “La Patrona”, një produksion i “Telemundo”, i cili ka korrur një sukses më se të mirëfillt në kanalin “Telemundo” dhe padyshim edhe në ekranet e tjera ku është shfaqur.
Më në fund telenovela dashësit shqiptar do të kenë mundësi të ndjekin një nga telenovelat që kanë kërkuar më së shumti muajt e fundit. Kujtojmë që për këtë telenovelë kanë shkuar shumë kërkesa drejt subjekteve televizive shqiptare, nga audienca, sidomos drejt “Vizion Plus”. Megjithatë “DigitAlb” ka fituar të drejtën e transmetimit të këtij titulli prestigjoz latin. “La Patrona” është një histori tipike latine, e cila synon të mbërthej përpara ekranit një numër jo të vogël shikuesish. “La Patrona”, ekskluzivisht në kanalin “T Plus” në platformën “DigitAlb”.
IMA / S. Dema