Konkurrenti “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë” është shpallur fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK, teksa vendi i dytë i ka takuar Angus Dei me këngën “Një zemër për dy”.
Çmimi kryesor i edicionit të parë dhe historik të Festivalit të Këngës në RTK i takoi konkurrentit La Fazani me këngën “Oj Kosovë”. Trofeu i këtij edicioni atij iu nda nga kryeministri i Republikës, Albin Kurti.
“Kaq shumë energji dhe bukuri për më shumë se dy orë në skenën e cila është më e madhja në Kosovë. Përjetim i paharrueshëm por edhe përvojë shumë e veçantë besoj për secilin nga ne që ishim këtu”, tha Kurti pak çaste para ndarjes së çmimit kryesor.
https://youtu.be/CpYgmkBX1HI
Saranda Alija merr Çmimin e Orkestrës
Saranda Alija me këngën “Mendoj ku je” është fituese e çmimit të Orkestrës. Ky çmim asaj iu dorëzua nga këngëtarja e njohur Shpresa Gashi. Pas pak ndahet çmimi i parë, çmimi i dytë, çmimi i tretë dhe çmimi i kryeqytetit.
Nis ceremonia e ndarjes së çmimeve, për herë të parë Orkestra voton
Ka nisur ceremonia e ndarjes së çmimeve të edicionit të parë në mbrëmjen finale të Festivalit të Këngës në RTK.
Për here të parë në historinë e festivaleve, organizatorët kanë vendosur që ta bëjnë pjesë të votimit edhe Orkestrën profesionale, e cila i ka shoqëruar këngët garuese dhe ato mysafire për tre netë me radhë.
Ajo që do ta ndajë çmimin e Orkestrës është këngëtarja e njohur, Shpresa Gashi.
Marrë nga rtklive.com