Digitalb është e vetmja platformë e cila po i sjell publikut shqiptar prodhime latine, duke mos transmetuar kështu asnjë prodhim turk. Tierra de Reyes është një prodhim i Telemundo 2014, kjo telenovelë erdhi tek Stinët nga 2 gushti i vitit 2016.
Ky serial u transmetua si “Toka e Nderit” dhe tani janë në transmetim 20 episodet e fundit nga e hëna në të premte në orën 16:00, i cili përfundon në datën 10 mars duke i lënë kështu vendin telenovelës më të re nga Telemundo e cila është akoma në transmetim në USA.
Historia
La Doña, trajton historinë e një gruaje e cila në moshë të vogël është abuzuar nga një grup djemsh të quajtur “Los Monkis”. Ajo betohet se do të hakmerret për vdekjen e prindërve dhe të dashurit që vdiqën në duart e tyre po atë natë kur abuzuan me të. Ajo martohet me një burrë dhe i vjedh atij të gjithë pasurinë duke i lënë vajzën e saj që ishte fryt i abuzimit nga “Los Monkis”. Ajo kthehet si një grua e plotfuqishme. Altagracia Sandoval rreket të gjejë pjesëtarët e atij grupi dhe pasi i gjen i torturon deri në vdekje. Por në rrugën e saj shfaqet Saul Aguirre, një avokat i zoti i cili është kundër dhunës ndaj gruas. Ajo dashurohet me të, dhe në të njëjtën kohë edhe Monika, vajza e Altagracias. Nënë e bijë vendosen në një luftë me njëra – tjetrën për të fituar dashurinë e Saul, pa e ditur lidhjen që ato kanë.
Telenovela së shpejti tek Stinët./imalbania.com/