La Casa de Papel është seriali më i shikuar në botë. Lajmi është bërë zyrtar falë një studimi të kryer nga Parrot Analytics, kompani e specializuar në fushën e nxjerrjes së të dhënave në shikueshmëri për sa i përket përmbajtjeve telvizive dhe multimediale në të gjithë botën. Pra “el professor” dhe banda e tij konfirmohen fenomeni telviziv i momentit në të gjithë rruzullin. Dhe për më tepër në datë 14 maj do të botohet edhe libri.
La Casa de Papel më i kërkuar se Game of Thrones
Sipas Parrot Analytics nga 3 deri në 5 prill La Casa de Papel 4 është kërkuar 31,75 herë më shumë në nivel global se sa seriale të susksesshëm si Game of Thrones, The Walking Dead, Brooklyn Nine-Nine dhe Westworld.
Binge watching efekti karantinë
Efekti karantinë ka ndikuar sigurisht edhe në shpejtësinë me të cilën përdoruesit kanë parë episodet e reja, kjo është arsyeja pse, me siguri seriali, në javën nga 30 Mars deri në 5 Prill, gjithashtu u rendit në vendin e parë të klasifikimit The Binge Report i përpiluar nga TV Time, një aplikacion që ruan gjurmët e episodeve që janë parë.
Sipas të dhënave të publikuara, seriali është parë në binge watching, pra një episod pas tjetrit, nga qindra përdorues duke arritur në 16.75% në binge session (mbi katër ose më shumë episode rresht në një ditë të vetme). Një rezultat i jashtëzakonshëm, veçanërisht duke marrë parasysh që u arrit në vetëm dy ditë.
Një tjetër kuriozitet për La Casa de Papel 4 ka të bëjë me popullaritetin e tij jashtë Spanjës: në tre ditët e para të publikimit, seriali tërhoqi më shumë publik në Filipine, Shtetet e Bashkuara, Francë dhe Itali. Kjo nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh që në tokën amtare seriali ishte gati të anulohej pas sezonit të parë.
Libri La Casa di Papel 4
Magazzini Salani do të botojë enigmën e profesorit në 14 maj, librin e parë zyrtar të marrë nga seriali televiziv, i cili nuk ka asnjë lidhje me atë që është parë në Netflix. Kushtuar peripecive të Profesorit, libri është një histori paralele, e cila tregon (pjesërisht) të kaluarën e tij.