Profesori është i vendosur të mos humbasë asnjë anëtar të bandës pas sakrificës tronditëse të Tokios. “Kam humbur disa njerëz shumë të rëndësishëm në orët e fundit dhe nuk do të lejoj që dikush tjetër të vdesë nga kjo grabitje,” thotë ai në trailer -in e parë teaser të Vëllimit 2 të sezonit të pestë dhe të fundit të ‘Shtëpisë së Letrës’, i sapo publikuar nga nga Netflix.
Seriali shumë i njohur spanjoll do të kthehet me 5 episodet e fundit në transmetim më 3 dhjetor.
Shtëpia e Letrës 5: Fundi i grabitjes është shumë afër
Në 5 episodet e para të Shtëpia e Letrës 5 ishim dëshmitarë të luftës totale midis bandës, e mbyllur tani në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë, dhe një armiku të paskrupullt, ushtria e udhëhequr nga Komandanti i Forcave Speciale Sagasta ( José Manuel Seda). Të sulmuar nga ushtria, Lisbona, Denveri dhe të gjithë të tjerët u shpëtuan vetëm falë gjestit ekstrem të Tokios (Úrsula Corberó) e cila hodhi veten në erë dhe tërhoqi me të Cezar Gandia (José Manuel Poga). Ndërkohë, Profesori (Alvaro Morte), i mbyllur në bunkerin e tij pasi u zbulua nga Alicia Sierra (Najwa Nimri), e ndihmoi këtë të fundit të lindte vajzën e saj. I konsideruar si armik dhe subjekt i rrezikshëm nga policia, Sierra tani është padashur në anën e Bandës së Profesorit.
Në teaser trailer-in shohim Profesorin që ndërhyn dhe më në fund arrin për të shpëtuar mbrojtësit e tij, ndërsa armiku, i plagosur, por më i rrezikshëm se kurrë, është ende brenda Bankës së Spanjës. Ende ka shumë çështje të pazgjidhura, që me shpresë, këto pesë episode të fundit do të duhet të sqarohen. Një herë e përgjithmonë: cili do të jetë roli i djalit të Berlinit?