Që ne shqiptarët i pëlqejmë telenovelat turke, kjo tashmë dihet.
Pas një kohe shumë të gjatë “të pushtuar” nga telenovelat spanjolle, të cilat pasqyronin një realitet shumë të ndryshëm nga realiteti ynë, serialet turke erdhën shumë ndryshe dhe menjëherë u përqafuan nga publiku shqiptar. Shpesh na ka rastitur që teksa jemi përballë televizorit duke parë një serial turk të vëmë re ngjashmëri në një pjesë të traditave, problemeve që ndeshen në përditshmëri, në gjuhën e përdorur dhe përfundojmë duke thënë: fiks si ne.
Gjithsesi, sot kemi më shumë arsye për t’i pëlqyer ato, pasi pjesë e tyre janë bërë dhe aktorë shqiptar. Pas Almeda Abazit, edhe aktori Nik Xhelili është bërë prej vitesh pjesë e kinematografisë turke. Ai së fundmi është bërë pjesë e serialit, “Payitaht: Abdülhamid” në rolin Marcos, i cili është edhe kundërshtar i madh i Sulltanit Abdulhamidit. Ky serial nuk është transmetuar ende në Shqipëri, por aktori ka postuar nje video të shkurtër nga pjesë ku ai shfaqet.