Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomimi, ka folur sot për situtatën e COVID-19 në Shqipëri dhe u shpreh se masat duhet lehtësuar akoma. Në një intervistë për Ora News, u shpreh se po monitorohet ecuria e COVID-19. Ajo u shpreh se në fund të majit mund të ketë një heqje të kufizimeve deri në një relaksim pothuajse total në të gjithë vendin.
“Stina e verës të indukton lëvizjen. Jemi duke monitoruar përkundrejt disa kritereve që janë shumë favorizuese për lehtësimin e masave, dhe të heqjes së kufizimeve. Është e rëndësishme që ky monitorim të vazhdojë edhe në javët në vazhdim.
Besoj që fundi i majit të na sjell këto indikatorë po stabël, për të sjellë relaksim të masave, sikurse janë kufizimet e fundjavës, lëvizja e automjetet dhe transporti publik, në të gjithë vendit, pa pasur kufizime. Shpresojmë që këta indikatorë kundrejt rritjes së numrit të rasteve dhe shtrimeve në spital, të cilat po monitorohen, që java në vijim të çojë drejt fundit ose relaksimit total në raport me Covid-19”, u shpreh Tomimi.