Çdo vit e më shumë Halloween-i festohet edhe në Shqipëri. Tema e festës është çdo gjë e frikshme: zombie, gjak, fantazma etj. E përveç kostumeve e veshjeve të frikshme, kryefjalë e kësaj dite janë padyshim filmat horror, pa të cilët Halloween s’do kishte kuptim.
Sipas disa studimeve filmat horror djegin kalori, përmirësojnë aktivitetin e trurit.
Zakonisht, në këtë periudhë të vitit shfaqen për herë të parë në kinema shumë filma horror. Në vendin tonë, ditën e sotme është publikuar traileri i filmit horror shqiptar “Lugina e djalit”.
Aktori dhe producenti, Ergys Keta, ka marrë përsipër të realizojë një produksion të mirëfilltë të një filmi shqiptar, duke i besuar Bujar Asqeriut dhe talenteve të rinj në aktrim.
https://www.instagram.com/p/CVp1sVuNDRc
Filmi bën fjalë për të shkuarën dhe për të tashmen që kryqëzohen mes tyre. Dhe kur kjo ndodh, gjëra të këqija do pasojnë. Fabula lidhet me një grup të rinjsh që gjenden në një kamping në vendin dhe kohën e gabuar dhe përballen me “të keqen e dikurshme”. Gjithçka nis në vitet ’60 dhe vjen deri në ditën e sotme. Shumë prej të rinjve sakrifikohen në kasaphanën që krijohet dhe përtej përpjekjeve të liderit të grupit për t’i shpëtuar, vetëm disa prej tyre mbijetojnë.
Traileri i filmit ka marrë vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale e shumë prej tyre e kanë konsideruar si trailerin më të veçantë të parë ndonjëherë në vendin tonë. “Lugina e Djalit” do publikohet së shpejti në të gjitha kinematë dhe po presim me padurim!
https://www.instagram.com/p/CVs7v9tj2L2