Komedia franceze, shkruar dhe e drejtuar nga franko-senegalezi Maimouna Doucoure, në debutimin e saj si regjisore, rrëfen jetën e së voglës Amy, 11-vjeçare senegaleze e cila regjistrohet në një shkollë vallëzimi të quajtur ‘cuties’, (në gjuhën origjinale ‘mignonnes’), ku fillon të shfaqet aspekti femëror i saj dhe hyn në konflikt me një familje me vlera tradicionale myslimane.
Një tjetër detaj i filmit që ka shkaktuar mjaft polemika është vetë posteri. Të gjitha të miturat kanë veshur rroba që u ekspozojnë pjesët e trupit dhe kanë marrë poza provokuese para kamerës: një vallëzim i papërshtatshëm sensual, ka qenë një nga qindra kritikat në Twitter dhe Instagram. “Nxit pedofilinë”, ka qenë një nga komentet në rrjetet sociale, “ato skena që vajzat kanë bërë dhe ribërë para një stafi burrash pa pasur askënd që t’i mbrojë, ku ishin të rriturit?”.
Përgjigjja e Netflix: “Cuties – lexohet në deklaratë – është një përrallë sociale kundër seksualizmit të fëmijëve. Është një film i vlerësuar me çmime dhe një histori e fuqishme rreth presionit që vajzat e reja vuajnë në rrjetet sociale dhe nga shoqëria, ndërsa rriten – dhe ne inkurajojmë këdo që interesohet për këto çështje të rëndësishme të shikojë filmin”.
Në internet ka nisur peticioni #cancelnetflix, që ka marrë 660 mijë firma deri tani. Kritikët përgjigjen se synimi ishte pikërisht për të denoncuar një mjedis që mund të hiper-seksualizohet, atë të kërcimit, veçanërisht në një epokë në të cilën vajzat e reja do të bënin gjithçka për t’u integruar. Për këtë arsye, çmimi i Netflix sot është 9 miliardë më i ulët se dje, dhe IMDB rendit filmin në kategorinë seksi / nudo. Filmi është kategorizuar si “R”, pra mund të shihet nga personat nën 17 vjeç vetëm me praninë e prindërve, por protagonistet janë të mitura. Pra, skenat e filmit nuk mund të shihen nga fëmijët, por janë xhiruar nga disa vajza minorene.