Luka Haxhiu është 18-vjeçari i cili u vu në pranga nga policia pasi dhunonte dhe përndiqte një 14-vjeçare me të cilën donte të kishte një lidhje dashurie.
Elbasan | Përndiqte dhe ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj një…
Ai ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj por deri në momentin që ngjarja u mor vesh nga babai i të miturës dhe vëllai i saj.
Babai i 14-vjeçares, Astrit Kushi 49 vjeç së bashku me shokun e tij G. Sh, 46 vjeç dhe të birin 20-vjeçar e kapi djalin dhe e futi në makinë duke e marrë peng për disa orë dhe duke i dhënë një “mësim të mirë.”
Kushi dhe Haxhiu u vunë të dy në pranga ndërsa 20-vjeçari dhe 46-vjeçari janë ende në kërkim nga policia.