Vazhdojnë infektimet në kopshtet dhe shkollat e vendit. Ditën e sotme kopshti nr.9 në qytetin e Elbasanit është mbyllur pasi edukatorja ka rezultuar me Covid-19.
Pas konfirmimit të edukatores, prindërit janë njoftuar që të mos i dërgojnë fëmijët në kopsht pasi ky i fundit do të qendrojë i mbyllur deri në kryerjen e tamponëve për të gjithë stafin e edukatoreve.
Ndërkohë edukatoret e tjera të këtij kopshti, do t’i nënshtrohen testit, ndërsa fëmijët do të mbahen nën vëzhgim nga prindërit.
Në 24 orët e fundit në këtë qytet janë konfirmuar dy raste të reja me Covid-19 dhe që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 26 persona.Ndërsa, në total numri i rasteve aktive në qark është 309.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se nga 820 testime të kryera kanë rezultuar pozitive me Covid 127 raste të reja duke e çuar në 13 518 të infektuar në vendin tonë.