Cili është filmi më i frikshëm i të gjitha kohërave? Në fakt, tema nxit debat gjithmonë, por një studim i ri pretendon se mund t’i japë përgjigje pyetjes. Ekipi i kompanisë Broadband Choices studioi një panel prej 50 njerëzish, duke i bashkëngjitur këtyre të fundit një monitor për të matur rrahjet e zemrës teksa shihnin disa nga filmat më të frikshëm horror.
Ekipi tha se shqyrtoi listat e kritikëve dhe Reddit për të përcaktuar 50 filmat më të frikshëm që duhet të shihnin të pranishmit.
Bazuar te rrahjet e zemrës së pjesëmarrësve në eksperiment, ata renditën 35 filmat më të frikshëm. Referuar të dhënave, ekipi tha se filmi më i frikshëm është Sinister, i cili kapi një mesatare prej 86 rrahje zemre në minutë, me një kulm prej 131 në një nga skenat më të frikshme të filmit. Insidious dhe The Conjuring rendihen përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë, të ndjekur nga Hereditary dhe Paranormal Activity.
Renditja e filmave më të frikshëm:
- Siniste
- Insidious
- The Conjuring
- Hereditary
- Paranormal Activity
- It Follows
- The Conjuring 2
- The Babadook
- The Descent
- The Visit
- The Ring
- A Quiet Place
- A Nightmare on Elm Street
- Halloween
- The Texas Chainsaw Massacre
- 28 Days Later
- The Exorcist
- Hush
- It
- Scream
- The Grudge
- The Witch
- The Blair Witch Project
- Alien
- The Thing
- Poltergeist
- Annabelle
- Friday the 13th
- The Orphanage
- Dark Skies
- Wolf Creek
- The Omen
- The Shining
- Get Out
- Audition