Në nominim sonte ishin Iliri, Arbri dhe Eltioni.
Eltioni balerini i cili u konfliktua me Ilirin është banori që i largua sot nga Big Brother.
Aventura e tij mbaroi shumë shpejt pasi iu bashkua formatit vetëm 9 ditë më parë së bashku me Arbërin, Tan Bramën, Egzonën dhe Xheisarën. Pak dimensione janë parë rreth tij këtë periudhë megjithatë këto ditë ai u përfshi në një debat të ashpër me Ilirin. Madje, ky i fundit as nuk e takoi mbrëmjen e sotme kur ai doli nga shtëpia.