Bebe Rexha ka dhuruar 10 mijë dollarë për spitalin e Dibrës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa u ka bërë thirrje edhe ndjekësve të saj në Instagram.
Përmes një story, ajo shkruan:“Për të gjithë shqiptarët e mi dhe dibranët ju lutem ndihmoni. Nuk ka mjaftueshëm furnizime.Ju lutem ndihmoni duke dhuruar.Çdo gjë ndihmon”, ndërsa ka ndërlidhur edhe linkun i cili të qon direkt e te fondacioni i hapur në faqen GoFundMe, ku mund të dhurohen online të ardhura për të ndihmuar spitalin.
Nuk është hera e parë që Bebe Rexha përfshihet në vepra humanitare. Para dy vitesh ajo erdhi në Shqipëri dhe investoi për një shtëpi në Fushë- Krujë, pasi u shkatërrua si pasojë e tërmetit më 26 nëntor 2019