INFOMEDIA ALBANIA
Kushtet e Përdorimit
Marrëveshja e marrësit të shërbimit (lexuesit) në IMA (InfoMedia Albania)
- Ju lutemi lexoni me vëmendje kushtet e mëposhtme të përdorimit, në qoftë se nuk i pranoni të gjitha këto kushte atëherë shkëputuni nga portali.
- Përdorimi i këtyre sherbimeve me terma dhe kushte të tjera janë të përfshira në Marrëveshjen e Përdoruesit, e cila mund të ndryshojë në cdo kohë pa një njoftim paraprak për marrësit e shërbimit.Marrëveshja është e vlefshme për të gjithë lexuesit, shfrytëzuesit e materialeve tona dhe kuontribuesit.
- Portalet e Go Digital Media, të cilat mund të vizitohen nëpërmjet web-faqes nga adresat e tyre të posaçme, mund të përdoren vetëm për qëllime ligjore dhe në mënyrë që nuk dhunon, nuk e kufizon dhe nuk e pengon të drejtën e të tjerëve për përdorim. Në përdorimin e portaleve në fjalë është e ndaluar kategorikisht përcjellja e përmbajtjeve të papërshtatshme dhe të pahijshme që mund të shqetësojnë përdoruesit e tjerë, si dhe përmbajtjet që mund të prishin rrjedhën normale të komunikimit brenda portaleve.
Te drejtat e Autorit
- InfoMedia Albania administrohet nga GO Digtial Media dhe përmbajtja sigurohet plotësisht ose pjesërisht nga IMA dhe burime të tjera. Përmbajtja e InfoMedia Albania (bashkë me çdo lloj emri, imazhi dhe logoje të IMA ose palëve të treta me produktet dhe shërbimet e tyre) është subjekt i ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare mbi të drejtat e autorit dhe markat tregtare.
- Asnjë përmbajtje e këtyre portaleve, përfshirë këtu kodet, nuk mund të ndryshohet, kopjohet, shumëfishohet, ritransmetohet, nuk mund të instalohet në një kompjuter tjetër, nuk mund të postohet, përcillet apo shpërndahet. Nga përmbajtjet mund të përfitohet vetëm me kushtin e mbrojtjes së të drejtave të autorit dhepronësisë, si dhe me qëllime personale jofitimprurëse. Asnjë pikë që zë vend në kushtet e përdorimit nuk mund të komentohet.
- Përmbajtja që zë vend në imalbania.com, në mënyrë direkte apo indirekte nuk mund të botohet, publikohet, transmetohet në asnjë medium përfshirë këtu portale online/TV/Median e Shkruar dhe atë Audio, apo të shpërndahet, të rishkruhet për t’u botuar apo për t’u ritransmetuar, pa miratimin paraprak të redaksisë qendrore.
- Kopjimi pa miratim dhe mospërmëndja e burimit përbën vepër penale, dhe do të denoncohet tek autoritetet përkatëse.
Kontribuesit
- Një kontribut që do të ndani me www.imalbania.com (përfshi këtu tekst, fotografi, material video apo audio) nënkuptondhënien IMA-s një licencë të vlefshme ndërkombëtarisht (duke përfshirë edhe uebsajtet ku mund të hyjnë përdoruesit ndërkombëtarë), që nuk sjell detyrime për të paguar të drejtën e autorit, që i jep leje IMA-s për të shumëfishuar materialin në fjalë, për ta përshtatur atë (përfshi këtu edhe ndryshime dhe përshtatje për qëllime editoriale apo operative), për të përcjellë materialin, për ta bërë publik ose për ta transmetuar atë. Në raste të caktuara InfoMedia Albania, kontributin tuaj mund ta ndajë me palë të treta të besueshme ku do të ruhet në mënyrë të rreptë anonimati, nëqoftëse materiali përmban informacion që mund të jetë në rrezik për ofruesin.
- E drejta e autorit për kontributin tuaj do të jetë e juaja dhe leja e dhënë do të jetë ekskluzive. Materialin në fjalë ju nuk do të mund të vazhdoni ta përdorni sipas dëshirës tuaj, përfshirë këtu edhe lejimin e përdorimit të materialit nga të tjerët pa miratimin paraprak të GO Digital Media.
- Nëqoftese kontributi është një punim origjinal i juaji, që nuk përmban fjalë përulëse, ofenduese dhe fyese, që nuk shkel legjislacionin në fuqi të Republikës së Shqipërisë, gëzoni të drejtën për ti dhënë leje InfoMedia Albania që të përdorë kontributin për qëllimet e shkruara më lartë dhe që keni marrë pëlqimin e ndonjë personi që merr pjesë në kontributin tuaj, apo keni marrë lejen e prindërve/trashëgimtarëve, kujdestarëve ligjorë në rast se personi në fjalë është i mitur.
Prejashtimi nga përgjegjësia
InfoMedia Albania portalin e vet dhe në adresat zyrtare në rrjetet sociale, nuk mban përgjejgësi për asnjë koment të përdoruesëve. Ai në mënyrë apsolute nuk shpreh qëndrimin dhe mendimin tonë.
Politika e Marketingut
- Portali informativ mbi median IMA ofron hapësirat e website-it www.imalbania.com për reklamimin dhe promovimin e aktivitetit tuaj. Mundësite e reklamës ndahen në 3 kategori, me çmime shumë të aresyeshme dhe konkurruese në tregun e reklamës online.
- Në reklamat e lejuara janë ato që kanë si qëllip provimin e bizneseve. Në mënyrë kategorike nuk do të pranohen reklama që përmbajnë materiale ekstremiste, thirrje për protesta të palejuara, biznese që prodhojnë apo shesin produkte të palejuara në Republikën e Shqipërisë dhe materiale pornografike apo biznese me përmbajtje adultësh.
- Pagesa për çdo kategori kryhet nëpërmjet llogarisë paypal dhe asnjeherë me para në dorë. GO Digital Media, nuk mban anjë përgjegjësi për ata që paguajnë tek llogari të pa autorizuara,që mund të shtiren si përfaqësues të departamentit tonë të marketingut. Çdo informacion rreth llogarisë apo marketingut vjen vetëm nga emailet e personalizuara të “imalbania.com”. Blerësi i këtij shërbimi merr në çdo kohë informacion të gatshën nga marketing@imalbania.com. Pas bërjes së porosisë se reklamës e cila nënkupton bërjen e pagesës, anullimi i saj nuk mund të kryhet në asnjë moment dhe paratë e derdhura në llogari nuk do të kthehen.
- Departamenti i Marketingut të IMAlbania.com, është përgjegjës për moszbatimin e afateve të porosisë së reklamës. Dëmi i moszbatimit të reklamës sipas porosisë shlyhet po në hapsirën e marketingut por jo me kthim të shumës së parave.
- Marrësit e shërbimit janë të detyruar që para porositjes së reklamës të firmosin edhe marrëveshjen e reklamimit, në rast të kundërt ata nuk bien dakort për promovimin dhe ai nuk kryhet.
Rregullat e etikës dhe sjelljes së marrësit të shërbimit (lexuesit)
- Nuk mund të përcillen ose postohen informacione të paligjshme, kërcënuese, që përmbajnë sharje, ofeza ose shpifje, poshtëruse, vulgare, pornografike, të bezdisshme, të pamoralshme që përbëjnë kundërvajtje ligjore, vepër penale, që janë objekt i ndjekjes penale ose që shkaktojnë apo nxisin shkeljen e ligjeve kombëtare apo ndërkombëtare në fuqi (përfshirë këtu edhe ligjet në nivel vendor dhe rajonal),
- Nuk mund të përcillet ose postohet asnjë informacion, program kompjuterik ose material tjetër që shkel të drejtat e fshehtësisë personale të përdoruesve të tjerë ose të drejtat e publikimit të tyre, apo materiale të mbrojtura nga të drejtat e autorit, të drejtat e markës tregtare ose nga të drejta të tjera, përfshirë edhe rastet kur paralajmërohen nga këto të drejta, pa marrë më parë leje nga përfituesi apo poseduesi i këtyre të drejtave, që shkelin të drejtat e tjerëve ose bien në kundërshtim me to.
- Nuk mund të përcillet ose postohet asnjë informacion, program ose material që përmban virus ose ndonjë element tjetër dëmtues
- Nuk mund të përcillet, postohet ose përdoret asnjë informacion, program ose material që ka qëllim tregtar ose përmban reklamë
Siguria
- Për shkak të sigurisë së tyre përdoruesve u rekomandohet fuqimisht që gjatë përdorimit të hapësirave interaktive të mos japin numrat e telefonave, adresat postare, adresat e banimit dhe informacione të ngjashme të tyre apo të personave të tretë.
- GO Digital Media nuk shpërndan asnjë informacion që përdoruesi jep për InfoMedia Albania, si email apo të dhëna personale për asnjë pal të tretë, vetëm në rastet kur për të ka një urdhër prej autoriteteve loakle/ndërkombëtare si prokuroria apo gjykatat