Kush ka vajza botën ka, thotë ikona e muzikës shqiptare, Irma Libohova në një prej këngëve të saj më të bukura dhe mendojmë se ka absolutisht të drejtë.
Në këtë artikull kemi vendosur të sjellim 10 personazhe të ekranit që vajzat e tyre i veshin njësoj si vetja, jo vetëm për foto në ‘Instagram’, por edhe në jetën e përditshme.
Duke e nisur nga Zaimina e cila vajzën e saj Khloe e vesh gjithmonë me të njëjtat fustane me të cilat shfaqet edhe vetë, plot xixa e ngjyra që tërheqin menjeherë vëmendjen e të gjithëve.
Shumë moderne shfaqen edhe Inis Gjoni me vajzën e saj Coco Antonel. Madje nënë e bijë kanë kujtim shumë të bukur kopertinën e “revistawho.com” ku në çdo foto shfaqen të veshura njësoj.
Rezarta Shkurta gjithashtu ka realizuar disa sete fotografike me vajzën e saj ku të dyja shfaqen të veshura njësoj si princesha.
Të njëjtën gjë mund të themi për bukuroshen Suada Sherifi dhe vajzën e saj Deizi. Të tjerë personazhe mund t’i shihni në fotot e mëposhtme.