INFOMEDIA ALBANIA
Rreth Nesh
IMA (InfoMedia Albania) është revista e parë elektronike informative në Shqipëri dedikuar medias shqiptare dhe asaj të huaj.
Projekti IMA ka nisur në 11 Tetor 2010 si një faqe/blog në Facebook, duke u fokusuar në informacionet mbi industrinë televizive, median dhe teknologjinë.
Në pak kohë, IMA arriti të tërheq vëmendjen e lexuesëve me informacionet ekskluzive dhe promovuese rreth programeve dhe zhvillimeve që preknin kryesisht televizionin shqiptar, si e vetmja alternative informuese për ta. E konsideruar si një nga risitë e vitit, IMA, u bë mjaft e njohur dhe me ndikim në blogosferën shqipfolëse, duke tërhequr vëmendjen e mediave më të mëdha në vend dhe personazheve më të famshëm në këtë fushë.
Suksesi i InfoMedia Albania në Facebook nuk do të mbetej me kaq, kur faqja zyrtare arriti më shumë se 16k ndjekës në 15 Tetor 2013, themeluesit do të hapnin portalin imalbania.com, dhe brand-i i afirmuar IMA u shndërrua në një revistë elektronike News & Entertainment e pasur me përmbajtje origjinale ku përfshihen rubrika ekskluzive, lajme, intervista, auditel dhe eventi i përvitshëm IMA Awards.
Vetëm dy muaj nga hapja e portalit, sipas renditjes Alexa, IMAlbania.com renditej në Top 200 Websites e pozicionuar 187 në rang kombëtar.
Sot portali online i IMA është i vetëmi burim i specializuar i informacionit mediatik që lexohet nga një target grup i caktuar me rreth 300 mijë vizitorë në muaj.
E njohur tashmë në rang kombëtar për burimin e besueshëm të informacioneve, grafikës dhe prezencës dinjitoze online, IMA do të bëhej dhe vazhdon të jetë një burim reference për disa media kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare, si Shqiptarja.com, Shekulli, Shqip, RTSH, Top Channel, TV Klan, Vizion Plus, A1 Report,Agon Channel Rai 3, Corriere della Sera, La Repubblica, Endemol, TV Blog, Melty, Vanity Fair Italia, European Journalism Observatory etj.
IMA AWARDS – Çmimet e Televizionit
IMA Awards, i njohur ndryshe si Çmimet e Televizionit, është eventi i vetëm në Shqipëri që vlerëson programet dhe personazhet e televizionit shqiptar dhe kosovar. Edicioni i parë është realizuar në vitin 2011 për të vazhduar dhe vazhdon të jetë edhe sot një nga ngjarjet më unike në arenën mediatike shqiptare.
BASHKËPUNIME
Korrik 2013 – Shtator 2013 – Nis në RTSH Muzikë formati televiziv #theSummerSong2013, një klasifikim muzikor me kënget shqiptare më të mira të sezonit veror për të shpallur këngën “Hit i Verës”, ideuar nga Nix Music dhe InfoMedia Albania, një bashkëprodhim me departamnetin e produksionit të RTSH Digital.
15 Mars 2014 – 31 Maj 2014 – InfoMedia Albania u përzgjodh si partneri mediatik i emisionit më të ri muzikor në TVSH, Gjithçka Shqip, ku është përkujdesur për mirëmbajtjen e faqes në rrjetin social facebook (grafika, postimet, materialet video), krijimin e faqes zyrtare të internetit (https://www.imalbania.com/gjithckashqip), si dhe administrimin e content-it video në kanalin Youtube.
Korrik 2014 – Shtator 2014 – Formati #theSummerSong2014, ideuar nga Nix Music dhe InfoMedia Albania vjen me sezonin e dytë në bashkëprodhim me departamnetin e produksionit të RTSH Digital, këtë herë me transmetim kombëtar në kanalin e parë të televizionit publik TVSH si dhe në platformën digjitale në kanalin RTSH Muzikë.
Shkurt 2015 – InfoMedia Albania në bashkëpunim me “Qendrën Vullnetare të Emergjencave Cilivile” i bashkohet kauzës në ndihmë të banorëve të lënduar nga përbytjet në jug të vendit për shkak të rreshjeve të shumta.
Korrik 2015 – Shtator 2015 – Formati #theSummerSong2015, ideuar nga Nix Music dhe InfoMedia Albania vjen me sezonin e tretë në bashkëprodhim me departamnetin e produksionit të RTSH Digital, këtë herë me transmetim kombëtar në kanalin e parë të televizionit publik TVSH si dhe në platformën digjitale në kanalin RTSH Muzikë.
22-29 Prill 2016 – InfoMedia Albania u përzgjodh media partner i edicionit të 8-të të festivalit të filmit në Kosovë PriFest 2016
5-6-7 Gusht 2016 & 4-5-6 Gusht 2017 – Media Partner i edicionit të 5-të të festivalit muzikor Turtle Fest 2016. Platforma verore më e madhe që bashkon për tre ditë DJ-ët më të rëndësishëm të skenës Alternative Shqiptare dhe Europiane.
6 Gusht–24 Shtator 2016 – Formati #theSummerSong2016, ideuar nga Nix Music dhe InfoMedia Albania vjen me sezonin e katërt në bashkëprodhim me departamnetin e produksionit të RTSH Digital, me transmetim kombëtar në kanalin e parë të televizionit publik TVSH si dhe në platformën digjitale në kanalin RTSH Muzikë.
12 Gusht – 12 Shtator 2016 – Në bashkëpunim me Qendrën Rinore “Epoka e Re”, Bashkinë Fier, DAR Fier, InfoMedia Albania u përzgjodh si media partner i nismës “Dhuro libra shkollor për fëmijët në nevojë”, cili u vinte ne ndihmë fëmijëve me të ardhura të pakta për t’u pajisur me libra shkollor.
29 Qershor 2017–vazhdim – InfoMedia Albania është media partner zyrtar i shfaqjes së filmave nga “KinoKlub Tirana”, çdo të enjte në kryeqytet.
1 Shkurt 2017 – IMA bëhet portali i parë informativ shqiptar i cili në përmbajtjen e tij shton edhe Udhëzuesin Elektronik të Programeve (EPG), njohur ndryshe si Guida Televizive.
NETWORK
Nga muaji shtator i vitit 2014, IMA – Info Media Albania është pjesë e network-ut të parë mediatik shqiptar online, GO Digital Media, ku bëjnë pjesë IMK (InfoMedia Kosova), IMM (InfoMedia Maqedonia), IMA TV dhe Nix Music.