Pasditen e sotme, pyetja se cili nga individët në shtëpi duhet të mbajë portofolin dhe buxhetin e gjithë familjes, ka ngjallur shumë diskutime në studion e ‘Ftesë ne 5’. Midis dy anëve të cilat qëndronin përballë njëra-tjetrës, se pagën duhet ta mbajë vetë personi që punon dhe në rastin e kundërt se paga duhet të dorëzohet në shtëpi, ka rënë në sy dhe qëndrimi i moderatores, Bieta Sulo, e cila ka insistuar në idenë se secili duhet të ketë vetë përgjegjësinë e menaxhimit të rrogës së vet.
Megjithatë në fund të gjithë diskutimit, realiteti duket se ka qenë ndryshe dhe ky moment ka shkaktuar mjaft të qeshura. E pyetur nga gazetarja Ola Bruko, se kush i menaxhon paratë në shtëpinë e Bietës dhe Albanit, moderatorja është përgjigjur: “Zonjë deri në fund? Albani”.
Kjo përgjigje ka mjaftuar që të gjithë të qeshin së bashku me Bietën, ndonëse ajo ka shtuar se e ndihmon partnerin e saj duke e telefonuar për ta udhëzuar çfarë duhet të blejë./revistawho.com