Ditën e diel, Albana Çaushaj, gazetarja e “Shije Shtëpie” në Tv Klan, ka qenë e pranishme gjatë provave të spektaklit të dashurisë, “Love Story”. Gjatë bisedave të zhvilluara me fronistët, Xhonin dhe Kristin, ka patur një pyetje për të cilën Albana nuk ka marrë përgjigje.
Ndaj dy djemtë erdhën në studion e emisionit të paradites për t’iu përgjigjur pyetjes: si janë me dashurinë? Çfarë po ndodh në spektakël që e kanë mbajtur jashtë kamerave?
Albana Çaushaj: Unë të pyeta në fakt për dashurinë.
Xhoni Pojani: Po shkon mirë. Pyete ti më parë për kë kam pëlqim, kam njërën që më pëlqen më shumë nga të gjitha dhe nuk e kam menduar, ta them troç fare, si do më ndodhë kjo diçka. Unë mendova në fillim, mirë po vij, shikojmë si do na ecë, por më ka ndodhur vërtet me njërën. Po e mbaj pak sekret se të shikojmë si do ecë por është njëra që më ka tërhequr shumë.
Katerina Trungu: Një vajzë ty të ka tërhequr shumë.
Xhoni Pojani: Po, është njëra. Do shohim, avash-avash.
Krist Aliaj: Për këtë mund të them edhe unë që është e vërtetë. Besoj që nga ndjenja që kanë, ka një aspekt shumë të vërtetë mes Xhonit dhe asaj vajzës.