Pak më parë ju informuam mbi ardhjen e një kanali të ri informativ, i cili mesa duket do të sfidojë kanalet kryesore televizive të informacionit në Shqipëri, A2, i cili do të funksionojë në një linjë me gjigandin mediatik CNN.
I poseduar nga kompania Generic2, A2 do të jetë nën pronësinë e një prej 10 personave më të pasur në Shqipëri, Bashkim Ulaj.
Lajmi për ardhjen e A2 si partner i CNN ka sjellë një tjetër risi në tregun mediatik Shqiptar dhe jo vetëm./IMA/