Sandër Lleshaj deklaroi se do të qëndrojë në detyrë deri në momentin që dikush tjetër do të vijë ta zëvendësojë.
Në këtë kontekst, kanë nisur të qarkullojnë edhe emrat e parë të mundshëm, për pozicionin e Ministrit të ri të Brendshëm.
Analistët Armand Shkullaku dhe Baton Haxhiu dhanë alternativat e tyre për personin që do të marrë tashmë drejtimin e Ministrisë së Brendshme. Për Shkullakun, pasardhësja e Lleshajt do të jetë një grua.
“Është një grua, do ta marrë protencialisht këtë pozicion,”– tha Shkullaku. Por kjo alternativë, u hodh poshtë nga Baton Haxhiu. I njohur për afrimitetin me Partinë Socialiste, Haxhiu tha me bindje se ministri i ardhshëm që do të kryesojë, nuk ka lidhje me politikën.
“Nuk ka lidhje me politikën. Zgjedhja e re e Ramës, nuk do të jetë një personalitet politik,”- tha ai më tej për Opinion.
“Nga ajo që unë e njoh Ramën, mendoj se ai nuk do prek emrat që janë përmendur në publik. Por mendoj se nuk do ketë ndonjë emër që nuk është figurë e lartë politike. Nuk do jetë ndonjë që mund të atakohet në publik.
Karrigia është e mallkuar dhe në këtë karrige nuk mund të kursehet asnjëherë femër. Në përvojën e vetë do e këshilloja që në këtë fazë të mos kishte një figurë të fortë politike. Unë mendoj që të jetë një figurë që i ngjan zotit Lleshaj dhe nuk është e atakueshme në këtë moment”, tha analisti.
Më tej Baton Haxhiu tha se nëse do të ishte në vend të Ramës do kishte zgjedhur ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin si zëvendësuese të Lleshajt. “Unë e kam simpatinë time dhe them Mimi Kodhelin”, u shpreh ai.
Por sipas Haxhiut nuk përjashtohet as mundësia që të zgjedhë Maznikun në postin e Ministrit të Brendshëm.