Pas largimit të Besa Shahinit nga i Ministria e Arsimit, ky post i është besuar nga kryeministri Rama, deputetes së PS në Elbasan, Evis Kushit.
Pas emërimit të saj si ministre e Arsimit, Kushi u shpreh se është një privilegj dhe përgjegjësi e madhe që pas 7 vitesh në politikë të jetë në ministri.
“Është privilegj shumë e lartë, pas 7 vitesh në politikë të jem në ministri, përgjegjësi shumë e lartë. Është privilegj akoma më i madh se jam nga Elbasani, që është djep i arsimit. Kam detyrim që vazhdoj stafetën e gjithë atyre burrave të mençur. Elbasani njihet për Kostandin Kristoforidhin, Aleksandër Xhuvanin e shumë nga ata që kanë vënë themelet e arsimit në Shqipër”, tha Kushi në fjalën e saj.
Por kush është ministria e re e Arsimit dhe çfarë background-i politik ka ajo?
Evis Kushi është diplomuar në vitin 1997 për administrim-biznes në Universitetin e Tiranës. Në 2008 ka marrë gradën shkencore Doktor (PHD) në Ekonomiks në Universitetin e Staffordshire në Angli. Dy vjet më vonë mori titullin “Profesor i Asocuar,” në Universitetin “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe më pas “Profesor” në Universitetin Bujqësor.
Për më shumë se 23 vite ajo ka punuar si pedagoge në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe për një vit nga 2012-2013 ajo u emërua rektore e tij.
Prej vitit 2013 ajo angazhohet në Partinë Socialiste, si deputete në qarkun e Elbasanit.