Ajo është një ndër artistet e cila po bën një bujë mjaft të madhe në Greqi, duke u dëgjuar kudo në radio, makina dhe diskoteka.
E kemi fjalën për Eleni Foureira, vajza shqiptare e cila tashmë do të përfaqësojë shtetin e Qipros këtë vit në Eurovision.
Emri i saj i vërtetë është Entela Fureraj. Ajo është me origjinë nga Fierii, një qytetëz i vogël pranë qytetit të Fierit i cili mesaduket duhet të ndihet krenar sepse ka prodhuar talente të artit që po bëjnë mjaft bujë në arenën ndërkombëtare. Rasti më i fundit, ishte i Ermal Metës i cili ishte shumë pranë fitores së Sanremo 2017 me këngën “Vietato Morrire”.
Prindërit e Elenit quhen Kristaq dhe Marjeta. Ajo ka lindur në Fier më 7 Mars 1987. I ati i saj është Vlonjat dhe e ëma nga Patosi një qytet i vogël pranë Fierit.
Eleni deri para disa vitesh ka fshehur origjinën e saj për shkak të racizmit, por që e deklaroi hapur vendlindjen e saj duke shkaktuar një bujë mjaft të madhe në media.
Prej shumë vitesh ajo tashmë jeton në Athinë, ku ka marrë edhe nënshtetësinë Greke.