Finalja e 29 dhjetorit duket se do të jetë një garë e fortë mes Alban Ramosajt dhe Ronela Hajatit, këngët përfaqësuese të të cilëvë janë më të suksesshmet në “Festivalin e Këngës” referuar shikimeve në YouTube.
Alban Ramosaj, pas suksesit në “Këngën Magjike” ku fitoi vendin e parë, prek skenën e “Festivalit të Këngës” me “Theje”, një këngë e shkruar nga ai me muzikë po nga Albani në bashkëpunim me Marko Polo. Në pjesën dërrmuese komentet janë pozitive dhe thonë ndër të tjera se kënga mund të renditet në Top10 në Eurovision.
https://youtu.be/mAoOvpxuFs0
Me një diferencë të vogël në shikime, kënga e Ronelës renditet në vendin e parë. “Sekret” mban vulën e Ronelës përsa i përket tekstit dhe muzikës. Ashtu si në rastin e Albanit, komentet për Ronelën janë pozitive dhe shumë prej tyre theksojnë se ka ardhur koha që Shqipëria të mos prezantohet me balada.
https://youtu.be/Jss0eQKqh4A
Vështirë të përcaktohet një fitues, por gjasat janë që gara e fortë të jetë mes Albanit dhe Ronelës.
Kujtojmë se të tre netët e festivalit do të prezantohen nga Isli Islami, Jonida Maliqi, Xhemi Shehu dhe Kelvi Kadilli.
Nata e parë do t’i dedikohet konkurrimit të 20-të këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë të pranishëm emra që kanë lënë gjurmë në 60 vjet histori dhe nata e tretë do t’i dedikohet formatit të Eurovision. “Festivali i Këngës” do të mbahet më 27, 28 dhe 29 dhjetor në Pallatin e Kongreseve.
Ndërkohë që mund të dëgjoni të gjitha këngët në këtë playlist: