Prej javësh tashmë është përfolur se Bora Zemani dhe Donald Veshaj do të jenë përsëri së bashku në skenë. U raportua se aktori do të ishte bashkëprezantues i Borës në “Dancing With the Satrs”, konkretisht në “Gold Room” me konkurrentët.
Por me sa duket kjo gjë nuk do të ndodhë. “Kryefjala.com” shkruan se e gjitha ishte një strategji marketingu, megjithatë e njëjta media shton se emri që do të shoqërojë Bora Zemanin në prezantimin e “Dancing With the Stars” është gazetari dhe moderatori Eno Popi.
Pas një pause nga ekrani, Eno Popi rikthehet sërish me këtë projekt të ri. Hera e fundit që moderatori u shfaq në ekran, ishte në finalen e “Big Brother Vip”, ku prezantoi surprizën për fituesin e reality-showt, Ilir Shaqirin.