Nisur nga sot, çdo burrë që dhunon gruan apo pjesëtarë të tjerë të familjes, do të dëbohet menjëherë nga banesa, pa qenë nevoja të pritet për një urdhër gjykate. Kështu parashikohet nga masat e reja kundër dhunës në familje, të cilat fillojnë të zbatohen prej ditës së sotme, pas miratimit nga Kuvendi në datën 15 tetor të këtij viti.
Në ligjin e ndryshuar thuhet se pa u vënë në lëvizje Gjykata, Policia e Shtetit urdhëron largimin e menjëhershëm të dhunuesit nga banesa, në rastet kur ai dhe viktima banojnë në të njëjtën strehë. Po ashtu parashikohet në këto ligje rehabilitimi i dhunuesit, në rast se dënohet ose jo, duke urdhëruar të marrë pjesë në programe psikosociale ose në programe të aftësimit prindëror.
Më shumë mundë të lexoni më poshtë: