Edhe Italia i shtohet listës së shteteve që blen seriale nga Turqia. Ditë më parë në eventin e prezantimit të prodhimeve televizive Discop në Turqi, morën pjesë shumë shtete, mes tyre këtë vit nuk kane munguar mediat italiane, ku mësojmë se një nga kanalet televizive kombëtare të shtetit fqinj ka blerë të drejtat e transmetimit të “Kurt Seyit ve Sura”, serial historik tepër tërheqes me nje histori origjinale dashurie dhe me një cast të mrekullueshëm aktorësh turq me protagonist Kivanç Tatlitug dhe Farah Zeynep Abdullah.
Në fakt, seriali televiziv nuk pati shikueshmërine e duhur në Turqi dhe u penalizua me anulim në sezonin e dytë. Në vendet e huaja, përfshirë këtu edhe Shqipërine ( TV Klan) seriali televiziv ka korrur mjaft sukses, duke kapur shifra të mira audience në Serbi, Shqipëri, Kosovë, Rusi etj
Kompania Eccoright, e kontaktuar nga IMA nuk ka bërë të ditur emrin e kanalit televiziv, por ka deklaruar se nga mesi i vitit seriali do vijë për teleshikuesit italian i dubluar.