Ju kujtohen fjalët si: “super produksion” apo “super shikueshmëri” të “Kurt Seyit” nga “TV Klan”? Epo siç duket jo kaq shumë entuziazëm në Turqi.
Mbrëmjen e së martës, në kanalin “Star Turk” është transmetuar episodi i parë i sezonit të dytë të këtij seriali. Audienca turke jo vëtëm që nuk e ka ndjekur, por e ka nxjerr si programin me shikueshmërinë më të dobët nga të gjitha programet në kanalet turke, në mbrëmjen e së martës. Me një rating prej 5,47, “Kurt Seyit” mbyll mbrëmjen me një bilancë tejet negativ, tepër largë nga programi më i ndjekur “Kucuk Aga” në “Kanal D” me plot 21,61 rating.
Kjo ka qenë një disfatë e papritur, e cili nga kompania e produksionit “Ay Yapim” ka qenë krejt e paparashikueshme. Kujtojmë që “Ay Yapim” është njëra nga kompanitë më prestigjoze të prodhimeve seriale në Turqi. Mirëpo këtë radhë nuk ka shkuar ashtu siç duhej, sidomos në serialim me buxhetin më të lartë të bërë ndonjëherë në kanalet turke.
Pjesë e këtij seriali është edhe Kivanc Tatlitug, i ashtëquajturi si Brad Pitt i Turqisë, por nuk ka mjaftuar për t’i dhënë jehonë të madhe. Mësohet se me këtë rezultat të dobët audience, “Ay Yapim” ka vendosur të anuloj serialin, i cili do të përfundoj me episodin final, atë të 13-të të sezonit të dytë.
“Kurt Seyit”, sapo ka startuar transmetimin në Shqipëri, ekskluzivisht në “TV Klan”.
IMA / S. Dema