Pas filmit “Tomka dhe shokët e tij”, që veçanërisht dy–tri vitet e fundit ka tërhequr vëmendjen e kritikës së specializuar dhe spektatorit në Francë, SHBA e sidomos në Britaninë e Madhe, ku vetëm gjatë vitit 2014 është shfaqur në 19 qytete të saj, një tjetër film i regjizores së mirënjohur Xhanfise Keko shfaqet për spektatorin e huaj.
Këtë herë është filmi “Kur xhirohej një film”, 35 vjet pas realizimit të tij, që “udhëton” drejt Izraelit.
Ky film u shfaq mbrëmë për herë të parë, në Cinematekën e TelAvivit. I subtitruar në hebraisht, filmi u ndoq me mjaft interes nga të pranishmit. Shfaqja e tij do të vijojë
sot në Cinematekën e qytetit të Haifës dhe nesër në atë të Jeruzalemit.
Filmi “Kur xhirohej një film” ishte i shumëdiskutuar në Shqipërinë e vitit 1981 kur u realizua dhe prezantua për herë të parë në ekranin shqiptar për temën e tij “tabu” ku trajtohej problematika e barazisë gjinore.
Marre nga Shekulli