“Bëmë mama të të ngjaj!” Kjo shprehje i shkon shumë përshtat aktores Arjola Demiri dhe vajzës së saj.
Ish-banorja e Big Brother Vip ka postuar së fundmi një foto të vajzës së saj të madhe Helgës, e cila duket si një kopje e së ëmës.
“Po kur u rrite moj bebe,” – shkruan Arjola krahas fotos në Instastory, duke e shoqëruar me një emoji.
Eksperienca në Big Brother Vip dhe gjitha ngjarjet që e pasuan atë e kanë shëndrruar aktoren në një nga personazhet me të ndjekura në rrjetet sociale.
Gjatë kësaj periudhe, vëmendje të madhe kanë marrë edhe fëmijët e Arjolës, të cilët disa herë janë bërë protagonist edhe në shtëpinë e Big Brother Vip.