Debati Donald-Einxhel ka qenë qendër e diskutimeve të banorëve këto ditë. Ata kanë shprehur mendime të ndryshme, por së fundmi Monika ka thënë se nuk është dakord me Einxhel.
Aktorja është shprehur në një bisedë me Arjolën dhe Ilirin se Einxhel nuk duhet ta kishte hapur këtë temë. Monika shprehet se kur Donaldi u lidh me Borën kjo e fundit nuk ishte askund.
“Debati nisi nga dhoma e rrëfimit dhe në dhomë të rrëfimit Einxhel ishte shprehur rëndë. Tani të rrimë me këmbë në tokë. Dhe në dhomë të rrëfimit Einxhel ka thënë: “Ata nuk njiheshin. Të dy ata janë njohur përmes të dashurave!” Tani, më fal një minutë, kush je ti që do më thuash mua se si njihem? Në kohën që unë punoja me Alketa Vejsiun dhe Vera Grabockën, Bora nuk ishte gjëkundi. Dhe të dy vëllezërit ishin në qendër të vëmendjes. Plus, kanë bërë “Al Pazar”, që 18-19 vjeç. Atëherë, unë të hedh poshtë se nuk më ka bërë dikush, por forcat e mia.”- tha Monika.
Teksa Arjola nuk bie dakord me të. Ajo thotë se Donaldin e ka njohur kur ka parë lajmet me Borën dhe se nuk ka asgjë të keqe.