Jonida Vokshi sot është një nga femrat më të bukura të bukura të ekranit, por shumë pak e dinë se moderatorja e disa programeve dhe njëkohesisht imazhi i kompanisë Digitalb, ka pasion edhe muzikën.
Ishte viti 2004 kur Jonida u shfaq si konkurente ne edicionin e parë të Top Fest me këngën “Fli Ti” në bashkëpunim me producentin Alban Male. Debutimi i saj si këngëtare vjen fill pas pjesëmarrjes në Miss Shqipëria 2003, ku fitoi edhe çmimin Miss Buzëqeshja. Megjithatë karriera e Jonidës si këngëtare nisi dhe përfundoi po këtë vit, për t’ju përkushtuar prezantimit ku ajo duket se ka gjetur veten dhe vazhdon të jetë aktive edhe sot me emisionin #Thurje në T HD.