Sot është një nga vajzat më të bukura dhe tërheqëse të ekranit. Suksese të njëpasnjëshme por që janë rezultat i një pune disa vjeçare për të arritur atë që sot Bora Zemani përfaqëson.
Karriera e saj për të qenë sot një nga emrat më të pëlqyera të ekranit shqiptar ka nisur më audicionin e Shtojzavalle në Top Channel ku ajo ishte 16 vjeçe dhe do të bëhej një nga Velinat e Fiks Fare. Emisioni nga i cili nisi rrugëtimi i saj i gjatë në televizion. Një video ku mund të shihni Borën në audicion dhe si velinë e gjeni këtu.
Më pas asgjë nuk do të ndalte për Borën, e cila ka provuar të jetë pjesë edhe e botës muzikore me pjesëmarrjen në Top Fest.
Por moderimi është stacioni i fundit për Borën në ekran. Sot është prezantuese e Përputhen, një prej emisioneve më të ndjekur.