Në Fan Club, për herë të parë pas daljes Arjola ka rrëfyer rreth BBV, duke thënë se e kuptoi që nuk do të ishte pjesë e finales dhe e fitores.
Ajo tregoi se ka patur diskutime të ashpra dhe i ka kërkuar Ilirit të mos e mbrojë ndonëse ia kishte nevojën. Sa i përket momentit që mendoi se nuk do të fitonte, Arjola përmendi se nuk mjafton vetëm sjellja, por duhet lojë dhe këtë nuk e bëri.
Ndër për 4 finalistët, Arjola tha se janë të kartërt strateg që e njohin mjaft mirë Big Brother VIP.
Arjola: Në një pikë ku kisha disa debate e situata, e kam ndaluar rreptësisht të më mbrojë sepse i thashë, nëse më mbron, bën gabimin më të madh me mua. I thashë nuk kam nevojë, por në fakt kisha nevojë.
Pyetje: Cili ishte momenti që mendoje se nuk do të fitoje?
Arjola: Nuk mjafton të sjellësh vetëm njeriun brenda teje. Kjo lojë do forcë të madhe. Unë jam kjo, jo që nuk luaj, por nuk dal dot përtej mureve që kam ndërtuar.
Pyetje: Lojtari më i mirë brenda BBV?
Arjola: Të katërt janë strateg në mënyrën e vet, e njohin Big Brother në mënyrën e vet. Kam parasysh Beniadën që thoshte, ishte një vajzë e urtë që nuk u nominua kurrë dhe do ti tha që e fitoi. Nuk e kam nënvlerësuar kurrë Beniadën. Ajo është e çiltër dhe e ndryshme nga ne, ka formim ndryshe nga ne dhe bën diferencim, të rinjtë shqiptarë që janë rritur jashtë janë më të sinqertë dhe Beniada ka pasur nevojë të tregojë vajzën që është.