Reperi i njohur Stresi shpesh herë publikon foto dhe biseda me nënën e tij që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Nga bisedat e publikuara ne kemi parë se e ëma e këshillon shpesh të mos bëjë gabime dhe të kujdeset për veten.
Por këtë herë Stresi ka publikuar një bisedë me të atin. Ai ka gjetur një mënyrë për ta ndjekur në Instagram dhe për të parë çdo gjë që publikon i biri, por pa dijeninë e Stresit. Kjo taktikë e babait nuk ka zgjatur shumë sepse reperi e ka zënë mat duke e ndjekur fshehurazi në Instagram.
“A ti je a? Hahaha të zuna bab. Të kam kërku në Instagram se e kam dit që je duke më ndjek”, ka shkruar reperi të atit në mesazh.
I ati e ka pranuar që e ndjek fshehurazi duke shprehur se ka dëshirë të shikojë se çfarë publikon i biri.
“Kur e kap prindin duke të ndjek fshehurazi në Instagram”, ka shkruar Stresi në mbishkrimin e bisedës që ka bërë me të atin.