Mjeku imazherist Renato Osmenaj pranë QSUT-së, deklaroi se kthimi në normalitet është i varur dhe nga situata në vendet fqinje, sidomos në Itali.
Në një intervistë për lidhjes skype për ‘News24’ Osmenaj tha se kthimi në normaliteti mund të bëhet fare mirë duke bashkëjetuar dhe me koronavirusin, ndërsa shtoi se kjo nuk është tragjedi.
“Ne jemi të varur nga vendet fqinje, nuk më tremb bashkëjetesa me këtë virus. Gjithçka varet në funksion të armatës me gjithë metodologjinë dhe forcat që kemi. Nuk është tragjedi bashkëjetesa me të. E shoh situatën të lidhur me vendet fqinje, sidomos me Italinë që jemi të lidhur. Duhet të kthehemi ne normaliteti. Kthimi në normalitet, mund të bëhet duke bashkëjetuar me COVID-in”, tha mjeku.