Suksesi në Shqipëri i telenovelës Bidai ka bërë që edhe media të tjera të hedhin vështrimin nga produksione indiane. Këtë herë në platformën Tring do të kemi mundësi të ndjekim një serial indian që do të nis së shpejti në kanalin 3 Plus. “Kur Dashuria tradhëtohet” është titulli i serialit që sjellë në ekran historinë familjare, me në fokus forcën e gruas dhe të nënës përballë tradhëtisë së bashkëshortit.
Sinops
Eshtë historia e Pradeep dhe Mona, një çift i ri me tre fëmijë që jeton në Mumbai. Pradeep është i përfshirë në një mardhënie të paligjshme me Anushkën, kolegen e tij, e cila më parë ka qenë shefja e tij. Anushka, e cila më parë kishte refuzuar propozimin për martesë nga Pradeep në mënyrë që të ndiqte karrierën e saj, këtë herë, nuk do të lerë gur pa lëvizur për të fituar përsëri dashurinë e tij. Premtimi është një histori e trishtë e luftës të gruas për mbijetesë dhe udhëtimin e për të gjetur vendin e saj, përtej jetës së një bashkëshorte dhe nëne.